Top Channel/ Valë tërmetesh me epiqendër fshatin në Hoçisht, banorët të alarmuar nga lëkundjet
06/02/2026 15:26
Pas valës së tërmeteve me epiqendër në fshatin Hoçisht të Devollit, frika tek banorët është ende prezente.
Goditjet e njëpasnjëshme të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit fatmirësisht nuk shkaktuan dëme në banesa por paniku tek banorët ishte i madh.