Përhapja me shpejtësi e variantit Delta në vend ka shtuar numrin e të infektuarve, po dhe interesin për t’u vaksinuar te qytetarët. Sipas autoriteteve të Kujdesit Shëndetësor, në Durrës mesatarisht çdo ditë kryhen 600-700 vaksinime. Interes për kryerjen e plotë të vaksinimit po shfaqin edhe emigrantët që kanë bërë dozën e parë në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë.