Qendra Shëndetësore 3, në Tiranë, ofron shërbime shëndetësore për 40 mijë banorë. Kjo është një nga qendrat ku procesi i vaksinimit anticovid po ecën shpejt dhe në përqindje të lartë, për shkak edhe të politikës bindëse që bëjnë mjekët e qendrës me qytetarët.