Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nga afër punën e grupeve shëndetësore që po bëjnë vaksinimin e popullsisë. Mësohet se sot vaksinimi masiv është shtrirë edhe tek punonjësit e transportit publik, të cilët kanë qenë ndër grupet e rrezikuara nga koronavirusi. Rama është shprehur optimist për procesin e vaksinimit, pasi krahas qytetarëve që kanë moshën, po bëhet vaksinimi i punonjësve të fasonerive, punonjësve të hotelerive dhe sot ai punonjësve të transportit publik.