Viti i ri shkollor po planifikohet të zhvillohet me prezencë fizike, përkundër se deri tani vetëm 50 përqind e punëtorëve të sistemit arsimor janë vaksinuar. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e distancës në klasa. Por, deri në fillimin e vitit të ri shkollor kanë mbetur më pak se një muaj, e të vaksinuar nga radhët e mësimdhënësve janë vetëm mbi 7 mijë nga rreth 23 mijë sa janë gjithsej.