Drejtuesi i qarkut të Fierit, Taulant Balla tha se pas shumë debateve në kuvend do të ulen në tryezë me opozitën, pasi do të kryhen disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Ai u shpreh se propozon rritjen e numrit të komisioneve, duke e cuar në 12 nga 8 që është aktualisht, pasi sipas deputetit, është më efektive me më pak anëtarë.