Komisioni Europian nuk i ofroi publikut informacion të mjaftueshëm lidhur memarrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit: Në këtë përfundim ka dalë Gjykata e Përgjithshme e bllokut, që kaloi në sitë disa kontrata të mëdha me disa kompani farmaceutiketë nënshkruara nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian në kulmin e pandemisë së COVID-19, në vitet 2020 dhe 2021.