Top Channel/ “Vaksina lidhje me SIDA-n”, Facebook fshin videon e presidentit brazilian!
26/10/2021 13:46

Facebook hoqi një video në cilën presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, hidhte pretendimin e një lidhjeje të supozuar mes vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it. Gjigandi i mediave sociale e bëri të qartë se “politikat e tij nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”. Videoja u hoq edhe nga platforma tjeter e Facebook-ut, Instagram. Drejtuesit e tij megjithate nuk iu përgjigjën pyetjes përse ajo u la tre ditë aty përpara se të fshihej. Në videon e postuar ne 21 tetor dhe te hequr ne 24, Bolsonaro thoshte se ka raporte që “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit zhvillojnë Sindromën e Mungesës së Imunitetit shumë më shpejt sesa pritej”. Që prej fillimit të pandemisë, presidenti i Brazilit vazhdimisht ka folur kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit. Vendi i tij sakaq, ka pasur një prej normave më të larta të infektimit dhe të vdekshmerisë nga sëmundja në të gjithë botën. Llogaritet që nga koronavirusi të kenë humbur jetën në Brazil 605.000 persona, ndërsa të prekurit janë mbi 21 milionë.

Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08