Kjo fotografi i përket një vajze, e cila ka vjedhur identitetin e një tjetre, por ende as policia dhe as prokuroria nuk kanë mundur të zbulojnë se cila është ajo në të vërtetë. Rezulton nga fashikulli i hetimit se e reja në vitin 2011 është pajisur me kartë identiteti duke ndjekur një praktikë fiktive ndonëse ajo nuk ishte banore e njësisë ku aplikoi dhe personi real jetonte në një zonë tjetër të Tiranës.