Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 24 vjeçe u gjet e vrarë brenda një apartamenti në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet. Ishin pronarët e banesës që njoftuan policinë, pasi vunë re mungesën e saj. Efektvët mbërritën në vendngjarje rreth orës 12:55. Nga kqyrja paraprake u konstatua se në trupin e të resë me shtetësi të huaj, kishte disa plagë të shkaktuara me mjet prerës.