Top Channel/ “Vajza e askujt” rrëfehet! Detaje tronditëse nga skandali “Epstein”
21/10/2025 19:48

Në Britani dhe SHBA ka shpërthyer një tjetër valë tronditjeje pas publikimit të kujtimeve të Virginia Giuffre, një nga akuzueset kryesore të Jeffrey Epstein, e cila ka pretenduar se u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me Princin Andrew – vëllain e Mbretit Charles III. Libri, i titulluar “Nobody’s Girl”, u publikua pas vdekjes së Giuffre në prill, në moshën 41-vjeçare. Sipas BBC, bashkëautorja Amy Wallace tha se Giuffre do ta konsideronte “një fitore” faktin që Andrew u detyrua të heqë dorë nga titulli dhe nderimet mbretërore, pas presionit nga mbreti Charles. Në kujtime, Giuffre përshkruan tre takime seksuale me princin, një prej të cilave si orgji me pjesëmarrjen e Epstein, Andrew dhe tetë vajzave të tjera të reja. Princ Andrew, ka mohuar çdo faj, por në vitin 2022 pranoi të paguajë miliona dollarë për të mbyllur çështjen civile të ngacmimit seksual ndaj saj. Në SHBA, publikimi i librit ka ringjallur skandalin Epstein, duke përfshirë edhe emrin e Donald Trump, mik i dikurshëm i financierit. Giuffre shkruan se ishte rekrutuar në moshën 17-vjeçare në resortin Mar-a-Lago, ku punonte, dhe se ndiente frikë se “do të vdiste si skllave seksi”. Epstein, i cili priste gjyqin për trafik seksual, u vetëvra në burg në vitin 2019, ndërsa bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell u dënua në 2022 për abuzim të vajzave të mitura. Kujtimet e Giuffre-s po rrisin presionin ndaj Princit Andrew dhe po rikthejnë në qendër të vëmendjes një nga skandalet më të errëta të elitës perëndimore.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB