Megjithëse ky vit ka qenë i mbarë për prodhimin e ullirit, me rendimente të larta dhe cilësi të mirë, fermerët ndihen të zhgënjyer. Ata theksojnë se mungesa e një tregu të sigurt për vajin e ullirit, i ka detyruar shpeshherë të shesin nën kosto. "Vaji i ullirit kishte një çmim të mirë në fillim të sezonit, por tani që kemi marrë prodhimin, mungesa e tregut na ka futur në vështirësi të mëdha," shprehen fermerët. Ata theksojnë se nëse nuk arrijnë të shesin, nuk do të kenë mundësi të kryejnë shërbimet e nevojshme për ullishtat në vitin e ardhshëm.