Vasillaq Papallazo është sot 88 vjeç dhe vazhdon ta ushtrojë profesionin e tij si elektroaut, të cilit nuk i ndahet prej 72 vitesh me radhë. “Bëj bateri, riparime të ndryshme të makinave. E kam filluar sapo mbarova 7-vjecaren për arsye ekonomike nuk vazhdova shkollën por erdha nxënës në SMT. Do vazhdoj ta bëj derisa të kem mundësi të vij me makinë këtu”, tha usta Vasillaqi.