Ushtria pakistaneze ka dislokuar trupa në Islamabad, teksa mijëra protestues që po kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit Imran Khan, refuzuan që të anulojnë marshin e tyre në kryeqytet pas përplasjeve me forcat e sigurisë. Ushtria raportohet se ka pranuar urdhra më 26 nëntor që të qëllojë menjëherë, pas vdekjes së të paktën tre pjesëtarëve të policisë gjatë një incidenti gjatë natës. Dhjetëra zyrtarë policorë u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit dhe disa nga ta kanë lëndime serioze.