Të paktën një civil u vra dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur pasi trupat izraelite hapën zjarr ndaj një turme palestinezësh që u mblodhën pranë një qendre shpërndarjeje ushqimi në Rafah. Ngjarja ndodhi të martën, kur situata doli jashtë kontrollit dhe shpërtheu kaosi, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze. Sipas dëshmitarëve, turma e civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë, u përpoq të hynte me forcë në zonën e shpërndarjes së ndihmave, duke thyer gardhet.