Top Channel/ Ushtria izraelite godet selinë e inteligjencës të Hezbollahut, në shënjestër ishin…
03/10/2024 20:09

Ushtria izraelite ka goditur selinë e inteligjencës dhe komunikimit të Hezbollahut në Liban. Sipas informacioneve të ushtrisë izraelite avionët luftarakë goditën objektet e informacionit dhe komunikimit të Hezbollahut në Bejrut këtë të enjte. IDF theksoi se objektivat përfshinin oficerë të inteligjencës, pajisjet e mbikëqyrjes, selinë dhe infrastrukturën tjetër. Sipas dëshmitarëve okularë ndodhën tre ndryshime të fuqishme. Ushtria libaneze njoftoi se një ushtar u vra sot dhe një tjetër u plagos nga një sulm izraelit gjatë një operacioni të përbashkët shpëtimi në pjesën jugore të vendit me Kryqin e Kuq Libanez. Ndërkohë, Hezbollah tha sot se shpërtheu dy mjete për të kundërshtuar një përpjekje të re të forcave izraelite për të hyrë në Libanin jugor. Organizata pro-iraniane aktivizoi pajisjet ndërsa “forca e këmbësorisë së armikut izraelit po përpiqej të depërtonte në qytetin Maroun al-Ras në Liban, afër kufirit”, sipas një deklarate nga Hezbollah.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA