Forca ushtarake në rritje e Kinës dhe përpjekjet e saj për t'i dhënë fund mbizotërimit të Amerikës në Azi-Paqësorin po trondisin sistemin e mbrojtjes së SHBA-së. Zyrtarët amerikanë janë vënë në lëvizje. Ata po e shohin se problemet janë duke u grumbulluar shpejt në shumë fronte – arsenali bërthamor në zgjerim i Pekinit, përparimet e tij në hapësirë, teknologjitë kibernetike dhe raketore si dhe kërcënimet ndaj Tajvanit.