Forcat amerikane përgatiten për të nisur këtë muaj në Greqi atë që përshkruhet si misioni më i madh ushtarak i tyre në rajon. Stërvitja do të ketë portin e Aleksandropolis. Një numër i madh helikopterësh, dronësh ushtarakë, tankesh dhe pajisjesh të artilerisë kanë nisur të mbërrijnë në zonë si pjesë e stërvitjes ushtarake që thuhet se do të ketë një shkallë të paprecedent, me shtrirje më të gjerë në Ballkan, Rumani, Bullgari dhe Europën Qendrore.