Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi se po heton një video e cila tregon një ushtar duke kërcënuar qeverine me qëllimin që të anullojë masat kundër koronavirusit dhe vaksinimin e detyrueshëm për trupat ushtarake. “Videoja përmban kërcënime kundër shtetit kushtetues, gjë që është e papranueshme”, thuhet ne nje deklarate te ministries te postuar në Twitter, ku nuk jepen megjithate detaje të mëtejshme në lidhje me hetimin në vazhdim.