E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn duke folur në gjuhën shqipe, publikoi një urim në mbyllje të vitit 2024 bashkë me një përmbledhje nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. “Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta” thotë VanHorn.