Uragani Beryl goditi Teksasin, duke shkaktuar erëra me shpejtësi deri në 140 km/h, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për valë stuhie "kërcënuese për jetën". Stuhia e kategorisë një pritet të sjellë erëra shkatërruese dhe deri në 38 cm shi. Një periferi e Hjustonit u përmbyt. Autoritetet nisin evakuimet dhe Zyra e guvernatorit të shtetit u kërkoi banorëve të mos e nënvlerësojnë stuhinë. Portet janë mbyllur, ndërsa te fluturimet ka vonesa dhe anulime.