Urdhri i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve artikulohet për herë të dytë në pak ditë, por mesa duket ka rënë në vesh të shurdhët. As Policia e Shtetit e as ato bashkiake në 61 njësitë e vendit nuk kanë zbatuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e materialeve propagandistike në kundërshtim me ligjin.