Top Channel/ Ura e Ibrit, SHBA: Rrezikon sigurinë/ Hovenier: Ndikon në sigurinë e ushtarëve të NATO
13/08/2024 19:46

Raporti për Urën e Ibrit: Ura ka strukturë stabile, të qëndrueshme dhe funskionale Pas testimeve për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit, kompania e kontraktuar ka konkluduar se ura ka stabilitet dhe është funskionale. Në raportin preliminar thuhet se “struktura e urës e trafikut rrugor mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës, ka një strukturë stabiile, të qëndrueshme dhe funskionale gjatë kohës së shfrytëzimit, pothuajse ashti si dhe është projektuar dhe ndërtuar, dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë nga ato të parapara me projekt dhe ka kapacitet të mjaftueshëm edhe për ngarkesat projektuese sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian”. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi thotë se duhet të pritet edhe raporti final për funksionalitetin e urës. “Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka shkruar ai. Qeveria e Kosovës është duke vazhduar me punën për rivitalizimin e Urës së Ibrit, derisa është të martën ka pasur kundërshtim nga ndërkombëtarët. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka thënë se ka një rrezik real që lidhet me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë e që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë. Nga Bashkimi Evropian planifikojnë që çështjen e hapjes së Urës së Ibrit ta diskutojnë në takimin e radhës në Bruksel. “Hapja e urës është çështje e dialogut edhe pse Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën. BE-ja planifikon ta vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut” Qeveria e Kosovës kundërshton diskutimin në Bruksel për këtë çështje, derisa ende nuk ka një datë të caktuar për hapjen e Urës së Ibrit e cila është e mbyllur për qarkullimin e automjeteve që nga paslufta.

Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39