Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas partisë në pushtet në Kosovë, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë nuk kanë asnjë bazë, ndaj i mëshojnë idesë së hapjes së urës për qarkullimin e plotë të automjeteve dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.