Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë janë unifikuar me një vendim unanim të të gjithë kryetarëve të Bashkive të mbledhur këtë të martë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, nisma i hap rrugën prezantimit të përbashkët në një organizëm të 61 bashkive të vendit.