Më shumë se 35 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve në vend si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit. Ndërsa për Kosovën, shifra është akoma më e lartë dhe arrin në 41.450 persona. Shifrat janë publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve, ku Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri në rajon.