Laguna e Nartës me Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë” ka tërhequr vëmendjen e UNESCO-s. Ditët e fundit në vendin tonë ka mbërritur një mision i kësaj organizate me mision vlerësimi në terren të pellgut ujëmbledhës të Vjosës me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin shqiptar, për larmishmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë.