Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay përfundoi një vizitë 2 ditore në Shqipëri ku ka vizituar disa site të mbrojtura nga UNESCO përfshi Gjirokastrën. Znj. Azoulay shoqërohej prej Ministres së Turizmit Kumbaro edhe për të vizituar nga afër një prej aseteve kryesore natyrore në rajon, lumin Vjosa për të cilin mund të konsiderohet në të ardhmen mbrojtja prej UNESCO si një habitat i rrallë natyror.