Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot u është drejtuar qytetarëve serbë me një video, përmes së cilës ka komentuar situatën në veri të vendit. Ai u bëri thirrje që të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, ndërsa theksoi se situata nuk është e lehtë. Kurti u shpreh se Kosova ka bërë shumë për komunitetin serb në veri.