Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas përfundimit të stabilizantit pritet të nisë edhe hedhja e shtresave të asfaltit. Segmenti kalon përgjatë përroit të Gjerozës, ku është ndërhyrë për sistemimin dhe devijimin e tij, duke përfshirë edhe ndërtimin e mureve mbajtëse