Top Channel/ “Ulni stokun e dosjeve”, Manja në Ditën e Drejtësisë, liston sfidat për gjyqtarët
10/05/2024 18:33

Në ditën e Drejtësisë, Ministri Ulsi Manja u shpreh se mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi nga mazhoranca, do të vazhdojë pa u ndërprerë. Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë përgëzoi punën e institucioneve, teksa u shpreh se ka ende sfida për të pasur një shërbim dinjitoz për qytetarët. “Unë e di që gjyqtarët dhe prokurorët nuk i kanë qejf shumë këto fjalimet e gjata, por sot është ditë feste dhe ma bëni hallall. Nuk lë dot pa përmendur reformën në drejtësi, që po konsolidon vetveten. Këto dy këshilla sot janë risi në reformën në drejtësi. Sa na takon si qeveri dhe si shumicë parlamentare, ne do vazhdojmë të mbështesim pa rezerva konsolidimin e një sistemi drejtësie të qëndrueshëm që promovon llogaridhënien në të gjitha nivelet. Kemi ende sfida që përballemi për të dhënë një shërbim dinjitoz për qytetarët”, tha ai. Manja u shpreh se mirëpret çdo propozim që sipas tij kërkon angazhimin e ministrisë së Drejtësisë dhe që synon vijimin e reformës në drejtësi. Ministri i Drejtësisë shtoi se duhen rezultate konkrete, të matshme për qytetarët, teksa bëri thirrje për uljen e stokut të dosjeve që presin.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30