Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnjë, 80% të tokës në zotërim e kanë të mbjellë me ullinj. Të ardhurat kryesore fermerët i sigurojnë nga shitja e vajit por edhe e ullinjve për ngrënie. Kushtet ekstreme të motit këtë vit bujqësor kanë ulur ndjeshëm rendimentin. Prodhimi i vajit është në hapat e parë, dhe po shitet është 700 lekë litri, por prodhimi është 40 për qind më pak se vjet.