Edhe pse jemi në mesin e muajit dhjetor shumë fermerë në zonën e Myzeqesë kanë ende ullinj pa vjelë. Në Balaj dhe Biçakaj të njësisë administrative Karbunarë e Vogël në bashkinë e Lushnjës gjysma e sipërfaqes së zonave kodrinore është e mbjellë me ullinj. Në këto fshatra jetohet me bujqësi ndaj vonesa e vjeljes ka bërë që ullinjtë të kalojnë pjekjen dhe të bien përtokë.