Në fshatin Konjat të Lushnjës është koha e vjeljes se ullinjve, por nuk ka punëtorë. Të rinjtë kane emigruar, ndërsa në fshatra kanë mbetur vetëm banorët mbi 50 vjeç. Enver Myftaraj jeton në Greqi por u kthye dy ditë më parë në fshat vetëm për të vjelur ullinjtë e tij. Me anë të rrethit miqësor ka arritur të gjej dy punëtorë për ta ndihmuar.