Çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa ata që e kanë ndërmarrë një hap të tillë, në përgjithësi nuk e shtojnë më shumë familjen, por vendosin të bëjnë vetëm një fëmijë. Faktorët që kanë ndikuar në vitet e fundit në uljen e numrit të lindjeve në vendin tonë, kanë të bëjnë me rritjen e moshës për tu celebruar dhe përkushtimi ndaj karrierës.