Pavarësisht se temperaturat kanë renë ndjeshëm dhe i ftohti ka përfshirë të gjithë veriun, çifti Ram dhe Sadete Kuka, po vazhdojnë punën për korrjen e bimëve medicinale. Ata kanë 22 hektarë tokë të mbjellë me sherebele në fshatin e tyre, në Gradec të Malësisë së Madhe. Çifti tregon se vite më përpara kultivimi i bimëve medicinale ia vlente.