Në vendet e Europës raportohet për shtim të rasteve me fruth. Në Shqipëri nënat e reja hezitojnë të bëjnë vaksinën e MMR, vaksinën kundër fruthit, fëmijës së tyre në moshën 1 vjeç. Nënat pretendojnë se vaksina ka lidhje me autizmin, ndërkohë që mjekët thonë të kundërtën, pasi nuk ka bazë shkencore.