Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike. Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksinuar e nga ana tjetër është rritur numri i qytetarëve të cilët ndikohen nga konspiracionit dhe ditët e fundit kanë nisur protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kjo është reflektuar menjëherë në uljen e numrit të personave që vaksinohen në një ditë.