Temperaturat kanë pësuar ulje këto ditë, të cilat janë shoqëruar me reshje shiu dhe së fundmi edhe me borë në veri të vendit. Në qarkun e Shkodrës bora e parë ka mbuluar rrugët, ku aksi rrugor Bogë-Theth u mbulua nga flokët e borës që nisën që prej orëve të para të mëngjesit.