Një shtetas britanik, i cili punonte në Ukrainën lindore si pjesë e një ekipi të Reuters, humbi jetën nga një sulm me raketa në hotelin ku ai po qendronte. Këshilltari i sigurisë per stafin, Ryan Evans ishte një nga gjashtë punonjësit e agjensisë së njohur të lajmeve që ndodheshin në Hotel Sapphire në qytetin e Kramatorsk - i cili është nën kontrollin e Ukrainës, por shumë pranë vijës së frontit. Autoritetet ukrainase thanë se hoteli u godit nga një raketë ruse, ndërsa Moska vetë nuk komentoi mbi ngjarjen. Në një deklaratë të tij, Reuters tha se ishin “shokuar” kur mësuan vdekjen e Evans.