Të vetme, Maria Kudyrko dhe Yulia Obodovska morën rrugën e tyre të largimit nga vendlindja. Dy ukrainaset bashkë me tre fëmijët e tyre lanë gjithë familjen në Ukrainë, për të gjetur strehim tek kushërira e tyre në Kosovë, Jana Zhdrella. Rruga e largimit për to qe e gjatë, por qe e paevitueshme për shkak të luftës me të cilën përballet vendi i tyre.