Më shumë njerëz kanë hyrë në Ukrainë nga Polonia sesa kanë dalë këtë fundjavë, thotë CNN duke cituar të dhënat e Rojeve Kufitare Polake. Është hera e parë që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt që prej tyre regjistrohet një bilanc i tillë. Agjensia e kufirit thotë se të shtunën, 22.000 vetë janë kthyer në Ukrainë, krahasuar me 19.200 që shkonin në krahun tjetër. Të premten, shifra e hyrjeve ishte 25.100.