Bogdan Kalinicenko është një portier që mbërriti në Vlorë si refugjat nga Ukraina. 16-vjeçari sot aktivizohet me Flamurtarin. Para luftës, ai luante me një ekip lokal në Ukrainë. “Kam ardhur me nënën dhe vëllain tim në Shqipëri pasi është një vend i sigurt dhe ne ndihemi të qetë këtu, ndërsa në Ukrainë kam lënë babanë dhe gjyshërit. Ardhja ime në Vlorë nuk është e rastësishme pasi kemi ardhur në këtë qytet bregdetar gjatë verës për pushime”, thotë Bogdan Kalinicenko.