Top Channel/ Ukraina trondit Putin, shpërthen urën kryesore që lidh Rusinë me Krimenë
03/06/2025 20:01

Ukraina i përgjigjet agresionit rus me një tjetër operacion të fuqishëm. Këtë të martë, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se ka goditur me eksplozivë nënujorë urën kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Moska. Ky është sulmi i radhës, vetëm dy ditë pas një vale sulmesh me dronë në territorin rus, si pasojë e së cilës u dëmtuan dhjetëra bombardues rusë me rreze të gjatë veprimi. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se operacioni i sotëm ka rezultuar në vendosjen e gjithsej 1.100 kilogramëve eksplozivë në bazamentet mbajtëse të urës në Ngushticën e Kërçit. Ura 19 kilometra e gjatë e Krimesë, e cila mundëson trafik rrugor dhe hekurudhor, u ndërtua nga Rusia dhe u hap në vitin 2018 – katër vjet pas aneksimit të paligjshëm të Gadishullit nga Moska – dhe shërben si rrugë furnizimi për forcat ruse që mbajnë të pushtuara pjesë të jugut të Ukrainës. Kjo urë është dëmtuar nga sulmet ukrainase edhe në tetor të vitit 2022 dhe në korrik të vitit 2023 dhe është mbyllur disa herë për shkak të incidenteve të sigurisë. “Asnjë objekt rus i paligjshëm nuk ka vend në territorin e shtetit tonë. Prandaj, ura e Krimesë është një objektiv plotësisht legjitim, veçanërisht duke pasur parasysh se armiku e përdorte si rrugë logjistike për furnizimin e trupave të tij”, tha kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk, duke theksuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58