Top Channel/ ‘Ukraina skenë krimi’/ OSBE: Prova të qarta se Rusia ka kryer krime lufte
13/04/2022 19:38

“ukraina është një skenë krimi”, kështu tha kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, i cili vizitoi qytetin ukrainas të Bucha. "Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se krime brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen," u tha ai gazetarëve, ndërsa shtoi se një ekip mjeko-ligjor i gjykatës do të fillonte punën shumë shpejt në qytet. Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve tw civilwve për të cilat Ukraina ia ka vënë gishtin rusëve që e pushtuan atë për disa javë. Megjithëse Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet. Ndërkohë një mision ekspertësh i krijuar nga vendet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë (OSBE) ka gjetur prova të krimeve të luftës nga Rusia në Ukrainë, thuhet në një raport paraprak të organizatës. "Misioni gjeti prova të qarta të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga forcat ruse," thuhet në raport, duke përmendur dështimin për të marrë masat e nevojshme, për të vepruar në mënyrë proporcionale ose për të mos sulmuar vende si shkollat dhe spitalet. Pavarësisht mohimeve nga ana e rusëve, raporti thotë se një sulm i 9 marsit në Spitalin e Fëmijëve në Mariupol ishte kryer nga Rusia dhe ata që ishin përgjegjës pasi kishin kryer një krim lufte. Raporti thotë se trupat ruse ka të ngjarë të kenë kryer edhe krime kundër njerëzimit pas pushtimit , por për momentin ende nuk mund të dalin në një përfundim mbi këtë cështje. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58