Top Channel/Ukraina: “Po sulmohemi, nisën bombardimet”- Rusia “gjen varre masive” në Donbas!
18/02/2022 08:06

Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar se Rusia mund të kërkojë vetëm një pretekst për të sulmuar Ukrainën, e ndoshta po e gjen. Provokimet e forcave ukrainase ne Donbas janë intensifikuar këto 24 orët e fundit, thotë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, sipas të cilit “situata në kufi mund të përflaket në cdo moment”.