Top Channel/ Ukraina kërkon raund të ri dialogu. Zelensky i çon mesazh Putinit: Dua paqe të vërtetë!
19/07/2025 22:29

Kievi i ka propozuar Moskës një raund të ri bisedimesh për paqe javën e ardhshme. Deklaratën e bëri vetë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas ngecjes së bisedimeve në fillim të qershorit. Dy raunde bisedimesh në Stamboll nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim drejt një armëpushimi, por vetëm shkëmbime të të burgosurve në shkallë të gjerë dhe marrëveshje për kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë. “Sekretari i Këshillit të Sigurisë Umerov raportoi gjithashtu se kishte propozuar takimin e radhës me palën ruse për javën e ardhshme” Zelensky gjithashtu përsëriti gatishmërinë e tij për të zhvilluar një takim ballë për ballë me Putinin. "Një takim në nivel udhëheqësish është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen - paqe të qëndrueshme" Në bisedimet e muajit të kaluar, Rusia përshkroi një listë kërkesash të ashpra, duke përfshirë thirrjet që Ukraina të lëshojë më shumë territor dhe të refuzojë të gjitha format e mbështetjes ushtarake perëndimore. Kievi i hodhi poshtë ato si të papranueshme dhe vuri në pikëpyetje qëllimin e negociatave të mëtejshme nëse Moska nuk ishte e gatshme të bënte lëshime. Së fundmi ka qënë presidenti I shba-ve Donald Trump që po shtyn Kremlinin të ulet në tryezë dialogu. Trump i dha Rusisë 50 ditë kohë për të arritur një marrëveshje paqeje ose në të kundërt do të përballej me sanksione. Trump u zotua gjithashtu të furnizojë Kievin me ndihmë të re ushtarake, të sponsorizuar nga aleatët e NATO-s, ndërsa qytetet e saj vuajnë nga sulmet ajrore gjithnjë e në rritje ruse. Sulmet ruse në Ukrainë morën tre jetë të tjera të shtunën.

Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19