Këtë të dielë, kryeministri Volodymyr Zelensky ka folur në telefon me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe me shefin e Këshillit Europian, Charles Michel. Në të dyja telefonatat, theksi është vendosur që Ukraina të ndjekë të gjitha rrugët e diplomacisë për të parandaluar luftën. Shefi i Shtëpsië së Bardhë e bëri të qartë së në rast të një agresioni rus, veprimet e Amerikës do jenë të ashpra dhe vendimtare. Zelensky nga ana e tij kërkoi më shumë financime dhe armatime.