Këtë verë, qyteti i Shijakut dhe fshatrat përreth po përballen mungesën e theksuar të ujit në rrjet. Jo vetëm temperaturat e larta, por edhe punimet që po kryhen për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi kanë ndikuar në furnizimin e popullatës me ujë.