Një stuhi e fuqishme, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje te befasishme ka goditur Bosnjën, duke shktuar kaos në disa rajone të vendit të cilat janë izoluar thuajse plotësisht. Një sërë godinash janë përmbytur në Kantonin e Sarajevës, pohuan ekipet zjarrfikëse duke iu referuar njërit prej 10 kantoneve të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Në terren kanë zbritur dhe punonjës të mbrojtjes civile e forca policore.